Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP! Gazsjellësi, një projekt pan-europian

Gazsjellësi Trans Adriatik, TAP nuk është një çështje e brendshme e Italisë, por një projekt panevropian i mbështetur nga Komisioni Evropian.

Kështu është shprehur për ‘trend News Agency’ drejtori i Qendrës për Studime Strategjike, Farhad Mammadov duke komentuar deklaratat e fundit skeptike të qeverisë së re italiane.

“Ky është një konsorcium i madh, i cili përfshin kompani të mëdha shumëkombëshe. Ky projekt është pan-evropian dhe është në kompetencë të Komisionit Evropian. Nëse qeveria e re e Italisë ka pyetje dhe bën deklarata skeptike, Komisioni Europian, i cili e ngriti projektin nga niveli kombëtar në atë mbikombëtar, duhet të reagojë së pari“, tha Mammadov.

Ai shtoi më tej se nëse Komisioni europian kërkon të zbatojë të gjitha qëllimet strategjike për diversifikimin e furnizimit me gaz, duhet të ndikojë në qeverinë italiane.

Mammadov vuri në dukje se nëse projekti nuk përfundon në kohë, atëherë konsorciumi do të duhet të kundërshtojë të gjitha çështjet që lindin në gjykatë. Kjo, sepse i gjithë gazi që duhet të transportohet nga ky gazsjellës është kontraktuar dhe periudhat e furnizimit në tregun evropian janë të përcaktuara qartë.

Vetëm disa ditë më parë ministri italian i Mjedisit, Sergio Costa deklaroi Tap është një projekt i padobishëm dhe duhet rishikuar së bashku me disa projekte të tjera të mëdha.

Scan Tv,  11.06.2018