Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Meksikë-SHBA, luftë për tarifat e çelikut dhe aluminit

Meksika është kundërpërgjigjur ndaj tarifave të importit për çelikun dhe aluminin të vendosura nga SHBA-ja.

Autoritetet meksikane u shprehën se do të vendosin tarifa për produktet amerikane si çelik, mishi i derrit dhe uiski burbon, si kundërpërgjigje ndaj tarifave të importit nga administrata e Trump-it.

Sanksionet e reja meksikane përfshijnë vendosjen e tarifave prej 20% për mishin e derrit si dhe për boronicën e kuqe, mollët dhe patatet.

Tarifat për djathin dhe uiskin kanë arritur në 20 deri 25 për qind, ndërsa ato për produkteve të çelikut dhe aluminit të importuara nga SHBA-ja në Meksikë do të rriten nga 15 në 25 për qind.

Ministri i Ekonomisë i Meksikës, Ildefonso Guajardo tha se masat hakmarrëse do të kenë një ndikim ekonomik prej 3 miliardë dollarësh amerikanë në një numër sektorësh.

Meksika së bashku me Kanadanë dhe BE-në kanë shprehu se do ta padisin ShBA-në në Organizatën Botërore të Tregtisë për tarifat e importit.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  06.06.2018