Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bankers ofron vende të lira pune

Bankers Petroleum, kompania më e madhe e prodhimit të naftës në vend, ka qenë një ndër kompanitë e shumta që pjesëmarrëse në panairin e punës të organizuar në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës. Fatjona Bilero, drejtore e Burimeve njerëzore pranë Bankers Petroleum, shpreh nevojën për më shumë profesionistë në këtë fushë.

Ka disa plozione pune, inxhineri nafte dhe elektrik, ne në vazhdimësi kemi vende pune bosh që u përshtaten nevojave të kompanisë. Tregu i punës nuk i plotëson standardet që ne kërkojmë, eksperienca e tyre është shumë e vogël, por edhe niveli i studentëve që dalin nuk është i përshtatshëm për kërkesat që ne kemi

Me 14 vite eksperiencë në treg Bankers Petroleum ofron në këtë panair disa vende pune, por edhe praktika mësimore për studentët të cilët janë në prag të përfundimit të studimeve.

Ne e shikojmë si një ide shumë të mirë dhe shpresojmë që do të vijojë në të ardhmen. Ky panair më shumë se studentët na ndihmon edhe ne për të gjetur kandidatët më të mirë. Ka studentë që interesohen për pozicionet e punës që kemi, por edhe për praktika mësimore. Ne kemi edhe praktika mësiore për studentët më të mirë.

Gjatë viteve të fundit, Bankers Petroleum ka punësuar mbi 200 studentë dhe është në kërkim të talenteve të reja. Vetëm vitin e kaluar, pranë kompanisë ka pasur më shumë se 1600 aplikime për punë.

Shqiptarja.com  06.06.2018