Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kompanitë ajrore, kosto e karburantit ul projeksionet e fitimeve

Kompanitë ajrore në të gjithë botën kanë ulur projeksionet e fitimeve për industrinë për vitin 2018, prej rritjes së kostos së karburantit, ndërkohë që kanë paralajmëruar se normat më të larta të interesit dhe tensionet gjeopolitike kanë shtuar rreziqet operacionale.  Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), që përfaqëson 280 linja të fluturimit, deklaroi se industria pritet të publikojë një fitim prej 33.8 miliardë dollarë këtë vit, 12% poshtë projeksioneve të mëparshme.

Megjithatë, norma e kthimit për pasagjerë pritet të rritet me 3.2% këtë vit, që është rritja e parë vjetore që prej vitit 2011,  ndërkohë që fuqizimi i ekonomisë globale rrit kërkesën për udhëtime. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror pret që çmimi mesatar i naftës të jetë në 70 dollarë për fuçi këtë vit, nga 54.9 që ishte vitin e kaluar. Vlerësimet për të ardhurat vijnë në rënie nga niveli rekord prej 38 miliardë dollarë në vitin 2017, megjithatë,  shifra nuk mund të merret plotësisht për bazë krahasimi për shkak të zërave të njëhershëm që kanë nxitur fitimet vjetore.

Fitimet e kompanive ajrore mund të mbulojnë koston e lartë të kapitalit të industrisë për të katërtin vit, duke tërhequr investime për flota të reja dhe infrastrukturë. Megjithatë,  grupi  industrial  paralajmëroi se ato po operojnë në një mjedis të vështirë krahasuar me industri të tjera. Linjat mund të pësojnë goditje edhe nga çështjet politike, si proteksionizmi në SHBA dhe dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror i bëri thirrje qeverive që të shtojnë shpenzimet në infrastrukturë për t’u përshtatur me kërkesën dhe shtoi se privatizimi i aeroporteve ka rezultuar jo-efektiv.

Scan Tv,  04.06.2018