Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Tregu i naftës pret detaje për uljen e prodhimit

Çmimet e naftës janë stabilizuar gjatë sesionit të sotëm dhe po publikojnë fitime modeste, për shkak të uljes së furnizimit të tregut, pavarësisht pritshmërive se, OPEC dhe aleatët do të prodhojnë më shumë naftë, gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, nafta Brent e Londrës ka rënë me rreth 5 dollarë, duke u tërhequr nga niveli në i lartë në 3 vite e gjysëm, prej 80 dollarë për fuçi të regjistruar në 17 maj.

Lajmet se Rusia dhe Arabia Saudite do të rrisin prodhimin shënon një kthesë të politikës 17-mujore për uljen e prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Gjatë ditës së sotme, nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 75.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 66.8 dollarëve për fuçi. ndërkohë, çmimet po gjenden nën presion edhe për shkak të forcimit të dollarit amerikan.

Kriza politike në Itali e ka rrëzuar euron në nivelin më të ulët në 10 muajt e fundit përballë monedhës së gjelbër.

Një dollar më i fortë i bën mallrat që tregtohet në këtë monedhë më të shtrenja për zotëruesit e monedhave të tjera. Ndërkohë, disa analistë kanë bërë thirrje për kujdes, pasi nuk ka detaje se si do të jetë politika për uljen e prodhimit.

Scan Tv,  31.05.2018