Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gazprom fuqizon praninë e saj në Europë

Monopoli i gazit natyror në Rusi pritet të fuqizojë pozicionin si furnizuesi kryesor drejt Europës, pas një marrëveshjeje  që zgjidhi një konflikt 7-vjeçar mbi konkurrencën. Marrëveshja mes Gazprom dhe Komisionit Europian, i jep blerësve të gazit fleksibilitet në importe dhe përpjekjet për kërkuar çmime më të ulëta. Kjo pritet të bëjë furnizimet e Rusisë më tërheqëse se alternativa të tjera të shtrenjta si dërgesat me anije dhe gazin e lëngshëm natyror.

Zbutja e tensioneve me Rusinë do ta bëjë më të vështirë për vendet nga Lindja e Mesme dhe Amerika, që të konkurrojnë në tregun europian të energjisë.  Furnizimet më të lira me kushte më fleksibël e bën gjithashtu të vështirë për Europën që të zgjerojë burimet e energjisë, në mënyrë që të reduktojë rrezikun e një ndërprerjeje, gjë që Administrata e Donald Trump ka thënë prej kohësh. Sipas analistëve, Gazprom e kupton se Europa do të jetë gjithnjë tregu kryesorë dhe se e ka të vështirë që të krijojë diversifikim larg kontinentit.

Nëse gazi rus bëhet më i lirë,  dërgesat amerikane do të jenë më pak konkurruese nëse nuk ulet çmimi.  Europa varet nga Rusia për mbi 30% të gazit që përdor dhe dërgesat e Gazprom drejt kontinentit arritën një nivel rekord vitin e kaluar.  Gjatë javëve të fundit, ndërkohë që moti është përmirësuar dhe zakonisht kërkesa për ngrohje reduktohet, Gazprom ka dërguar furnizime me norma që janë parë gjatë një Dimri të ashpër.  Vende si Polonia dhe Lituania kërkojnë që Komisioni të gjobisë Gazprom për mbitarifimin.

Komisioni Europian bëri të ditur se forcimi i kompanisë ruse drejt rregullave të tregtisë së lirë do të jetë më e rëndësishme në afat-gjatë se sa gjobat.  “Këto detyrime do të ndryshojnë në mënyrë të dukshme mënyrën se si Gazprom operon në Europën Qendrore dhe Lindore,  në përfitim të milionë konsumatorëve që ngrohin shtëpitë dhe gatuajnë si dhe bizneseve europiane që varen nga gazi për prodhimet e tyre”, tha komisionerja e konkurrencës, Margrethe Vestager.

Scan Tv,  25.05.2018