Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Vazhdon rritja e çmimeve të naftës

Çmimet e naftës shënuan rritje edhe mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu Brent po i afrohet gjithnjë e më shumë tregtimit të tij me 80 dollarë amerikanë për fuçi.

Mëngjesin e sotëm, ai u rrit me 15 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtua me 79.37 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 21 cent ose me afërsisht 0.3 për qind dhe u tregtuan me 72.45 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,291.42 dollarë amerikanë për fuçi.

Revista Monitor,  23.05.2018