Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC pritet të rrisë prodhimin në qershor

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se OPEC do të rrisë furnizimin gjatë muajit qershor. Por, në anën tjetër, tensionet gjeopolitike po kufizojnë këto humbje.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, dy bençmarkët kryesorë u tregtuan në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2014.

Investitorët vijojnë të jenë të fokusuar te zhvillimet gjeopolitike, pasi Sekretari amerikan i Thesarit, Mike Pompeo, i kërkoi Iranit të ndalojë çdo aktivitet të pasurimit me uranium dhe ti lejojë inspektorët të kenë akses të në gjithë vendin.

Ndërkohë, OPEC mund të vendosë të rrisë prodhimin gjatë muajit qershor, për shkak të rënies së prodhimit në Venezuelë dhe në Iran, pasi Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar sanksione ndaj këtyre vendeve.

Në anën tjetër, rritja e prodhimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtron presion të vazhdueshëm mbi çmimet. Referuar të dhënave të Institutit amerikan të Naftës, që është një institucion privat, rezervat e naftës dhe të produkteve të distiluara shënuan rënie, gjatë javës së kaluar.

Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që do të publikohen nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

Scan Tv,  23.05.2018