Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta rritet sërish

Çmimet e naftës janë ngjitur sërish pranë nivelit më të lartë në 3 vite e gjysëm, të mbështetur nga ulja e furnizimit të tregut dhe nga sanksionet e planifikuara ndaj Iranit, që është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në Lindjen e Mesme. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 79 dollarëve për fuçi, duke zgjeruar fitimet e sesionit të kaluar dhe po qendron në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2014. Nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 71.3 dollarëve për fuçi.

Çmimet globale të naftës janë rritur me rreth 70%, gjatë vitit të kaluar, për shkak të përmirësimit të kërkesës dhe uljes së prodhimit nga OPEC dhe disa vende të tjera, me në krye Rusinë. Por, tashmë që Shtetet e Bashkuara njoftuan rikthimin e sanksioneve ndaj Iranit, çmimet kanë marrë një tjetër mbështetje. Në Kinë, që është importuesi më i madh i naftës në botë, aktiviteti i rafinerive u rrit me rreth 12%, gjatë prillit, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, në një total prej 12.06 milionë fuçi në ditë. Rritja e kërkesës dhe ulja e prodhimit kanë eliminuar mbifurnizimit e tregut që ishte prezent që nga viti 2014 deri në fillim të 2017.

Të dhënat e publikuara nga OPEC treguan se, rezervat e naftës në vendet e industrializuara të OECD-së ranë me 9 milionë fuçi gjatë marsit, duke qendruar pranë mesatares 5 vjeçare. Në anën tjetër, prodhimi i naftës argjilore në SHBA parashikohet të rritet me 145 mijë fuçi në një rekord prej 7.18 milionë fuçi në ditë.

Scan Tv,  16.05.2018