Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Fier, protesta e naftëtarëve: Të na paguajnë kontributet e të lidhim kontratë

190 punonjës të kompanisë naftënxjerrëse “Simons”, protestojnë se firma ku ata punojnë  ka kaluar në një kompani tjetër, siç është,  Bolvo Oil me pronar shqiptar. Ata sot kanë protestuar se pronari i ri nuk i njeh më kushtet e punës që këta punonjës kanë pasur me parë.

Sipas punonjësve të cilët protestojnë, pronari i ri po shkel në mënyrë arbitrare kushtet dhe kontratën e punës së mëparshme, duke iu ulur pagat, njëkohësisht edhe janë kërcënuar se do të largohen nga puna. Naftëtarët shprehen se nëse vazhdon kjo gjendje ata do të vijojnë protestat deri në grevë urie.

Arsyeja pse protestojmë ne sot, kërkesa e presidentit të kompanisë që ka blerë kompaninë ku ne punonim është që të ulë pagën e punonjësve dhe nëpërmjet kësaj duke prishur kontratën, nuk na njeh vjetërsinë e punës dhe ne humbasim çdo gjë.

Naftëtarët janë shprehur se pronari i ri i ka ulur pagat me 50% qe rrezikon edhe kontributet dhe nuk njeh kontratat aktuale, kërcënim për largim nga puna, reduktim të masës se ushqimit etj.

Nuk kemi marrë asnjë lloj përgjigje, disa persona edhe janë kërcënuar. Idea është këtu, duke mos paguar kontratat krijon incidente ose një shkak për të hequr dikë nga puna, si në rastin e kryetarit të sindikatës. Ne duam që të na paguajë kontributet edhe të lidhi kontratë, unë po të dua vete në punë, po  të dua s’vete më. Ai ta bëjë kontratën si të dojë, por mua të më japi kontributet. Tani që u shit firma, pa u thënë asnjë gjë, mua më takojnë kontributet e mia që kam punuar 20 vjet. Ai do  që të uli rrogat.

Naftëtarët, të cilët sot kanë protestuar, janë shprehur se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh ata do të përshkallëzojnë protestat deri në greva urie.

Shqiptarja.com  14.05.2018