Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta tregtohet e qëndrueshme

Çmimet e naftës po tregtohen në nivelin më të lartë në 3 vite e gjysmë edhe në sesionin e sotëm, pasi sanksionet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit kërcënojnë të çrregullojnë tregun e naftës.

Investitorët po presin më tepër detaje mbi sanksionet që do të aplikohen ndaj vendit anëtar të OPEC, që prodhon rreth 4% të furnizimit global me naftë. Këto sanksione vijnë në një kohë që tregu karakterizohet nga një kërkesë e fortë, sidomos nga Azia, ndërsa Arabia Saudite dhe Rusia po diskutojnë shtyrjen e marrëveshjes për uljen e prodhimit edhe në vitin 2019.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 77.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet pranë 71.4 dollarë për fuçi. Të dy bençmarkët po tregtohen pranë nivelit më të lartë që nga nëntori i vitit 2014.

Shumë analistë mendojnë se, çmimet e naftës do të rriten në intervalin nga 80 deri në 100 dollarë për fuçi, më vonë gjatë këtij viti, kur sanksionet ndaj Iranit të fillojnë të japin efekt. Megjithatë, ka disa shenja se vendet e tjera anëtare të OPEC do të plotësojnë mungesën që do të shkaktojë Irani. Në anën tjetër, rritja e prodhimit në SHBA mund të ndihmojë në kufizimin e fitimeve.

Scan Tv,  12.05.2018