Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta përsëri në nivelin më të lartë që prej 2014

Çmimet e naftës po qendrojnë në nivelin më të lartë disa vjeçar edhe në sesionin e sotëm, ndërkohë që investitorët po përllogarisin efektet e rikthimit të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit. Pritet të Amerika të rivendosë sanksionet ndaj vendit anëtar të OPEC, që prodhon rreth 4% të furnizimit global me naftë. Kështu, nafta Brent e Londrës vijon të tregtohet pranë nivelit më të lartë që nga nëntori i vitit 2014, në rreth 77.7 dollarë për fuçi.

Edhe nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 71.7 dollarë për fuçi, gjithashtu niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2014. Në Kinë, ndërkohë, që është një blerës i rëndësishëm i naftës iraniane, nafta Bruto e Shanghait regjistroi një niveli të ri rekord, duke u rrit me rreth 4%, në rreth 73.4 dollarë për fuçi. Goldman Sachs, ndërkohë, deklaroi se, sanksionet e planifikuara ndaj Iranit do të kenë një nivel të lartë të eficiencës.

Si rezultat i sanksioneve ndaj Teheranit zyrtar dhe rreziqeve të tjera nëpër botë, në mënyrë të veçantë në Venezuelë, banka amerikane parashikon se nafta Brent mund të rritet mbi 82.5 dollarë për fuçi. Në anën tjetër, Europa dhe Kina, nuk do të luftojnë kundër Shteteve të Bashkuara, pavarësisht se ishin kundër sanksioneve.

Referuar të dhënave, rezervat e naftës në SHBA ranë me 2.2 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 4 maj, në totalin e 433.76 milionë fuçive, referuar të dhënave të Administratës për Informimin mbi Energjinë, pak më lart se mesatarja 5-vjeçare prej 420 milionë fuçi. Një arsye që mund të ndalojë rritjen e çmimeve është rritja e prodhimit në SHBA, që gjatë javës së kaluar preku nivelin e 10.7 milionë fuçive në ditë. Që nga mesi i vitit 2016, prodhimi i naftës në SHBA është rritur me rreth 27%.

Scan Tv,  10.05.2018