Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Al- Petrol jep sqarime rreth liçencës nga Shell

Kompania Al Petrol ka reaguar për raportimin që janë bërë sot në media lidhur me çështjen se Kompania nuk posedon kontratë/licencë me kompaninë SHELL dhe se sipas tyre paska filluar operimin pa licencë.

Ky është sqarimi i plotë i kompanisë:

Kompania Al Petrol sh.p.k LLC përgënjeshtron lajmet në disa portale të cilat gjatë ditës kanë thënë se Kompania jonë nuk posedon kontratë/licencë me kompaninë SHELL dhe se sipas tyre paska filluar operimin pa licencë.

Ju bëjmë me dije se Al Petrol, ka nënshkruar kontratë me kompaninë Shell me 23 janar 2018 dhe po punon intensivisht në zbatim të kësaj kontrate.

Shpresojmë se ky sqarim mjafton për të hedhur poshtë lajmet e pavërteta të disa medieve online, të cilat të dirigjuara nga ata që nuk duan të shohin zhvillimin e kompanive kosovare me brende ndërkombëtare.

Telegrafi,  08.05.2018