Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rishikohen me rritje çmimet e mallrave, nafta 23%

Banka Botërore rishikoi me rritje çmimet e mallrave kryesore për vitin në vijim dhe me 2019. Rishikimi i prillit vërejti se rritja më e madhe ka ndodhur në çmimet e naftës me rreth 23 për qind. Nga mesatarisht 53 USD për fuçi që ishim mesatarisht çmimet e naftës vitin e kaluar gjatë këtij viti dhe më 2019 naftë pritet të tregtohet me 65 dollarë për fuqi.

Indeksi i Bankës Botërore vërejti se më shumë se gjysma e çmimeve të mallrave (dhe të gjitha çmimet e energjisë pritet të rriten 2018. Çmimet e energjisë parashikohet të rriten 20 për qind në 2018-një rishikim 16 pikë përqindjeje më lart nga tetori 2017, teksa pritet një stabilizim më 2019.

Nafta pritet të tregtohet me 65 dollarë për fuqi në 2018 dhe 2019 e nxitur nga rritja e kërkesës dhe nga kufizimet në prodhim të vendeve prodhuese OPEC dhe jo OPEC.

Banka Botërore parashikon që çmimet e larta të naftës të pasohen me çmime më të larta të gazit natyror, ndërsa çmimet e qymyrit do të vazhdojnë të bien, teksa kërkesa për energji po zhvendoset në burime më pak ndotëse. Sakaq në sfond rreziqet gjeopolitike janë në rritje.

Çmimet e metaleve parashikohen të rriten për 9% 2018 për shkak të rritjes së mëtejshme të kërkesës. Parashikohet 11 për qind rënie në çmimet e xeheroreve dhe të hekurit për shkak të rritjes së prodhimit për këto artikuj nga Kina. Por çmimet e Nikelit, në veçanti, pritet të jenë 30 për qind më të larta se në 2017.

Banka Botërore tha se parashikimet me rritje për çmimet e mallrave kryesore po vijnë për shkak të rritjes së kërkesës dhe kufizimeve në prodhim. Furnizimi mund të kufizohet nga një rritje e ngadaltë e kapaciteteve të reja dhe sanksioneve kundër eksporteve të metaleve kineze.

Çmimet e mallrave bujqësore janë rishikuar gjithashtu me rritje. Në vitin 2018 pritet të rriten me 2.2 dhe 1.3% më 2019. Çmimet e drithërave, vajit dhe të miellit pritet te rriten me 8% dhe 4 për qind, respektivisht më 2018, kryesisht për shkak të mbjelljeve më të pakta.

Banka Botërore analizon se rritja e çmimeve po nxitet nga rritja ekonomike globale, e cila vlerësohet të jetë zgjeruar me 3.1% në fund të 2017-es, nga 2.4% në vitin 2016.

Ndërkohë, kufizimet në prodhim për disa mallra të tilla si nafta dhe metalet nga OPEC dhe Kina ishin faktorë themelorë për rritjen e çmimeve për këto artikuj.

Gjithashtu shqetësimet që burojnë nga gjeopolitika janë bërë shkak në disa raste për rritjen e çmimeve të naftës dhe disa metaleve të çmuara.

Gjithashtu sanksionet tregtare të aplikuara nga SHBA ndaj Kinës dhe Rusisë kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të aluminit, çelikut dhe sojës.

Revista Monitor,  05.05.2018