Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Svanidze i Gulf me kompani Call Center, e mbylli para 1 viti

Irakli Svanidze, gjeorgjiani i shpallur në kërkim me vendim të prokurorisë së Tiranës, gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri nuk ka pasur në administrim vetëm kompaninë e naftës “Gulf”, por dhe një kompani tjetër të quajtur “Puntocall”.

Kjo kompani është hapur me qëllim ushtrimin e aktivitetit të saj, në fushën e Call-Centër, duke raportuar si adresë biznesi rrugën “Shkelqim Fusha”, në Tiranë. Mësohet se pikërisht kjo kompani ishte regjistruar në Prill të 2016, ndërkohë që vetëm një vit më pas kishte bërë ç’regjistrimin e biznesit.

Kompani është çregjistruar me vendim gjykate, me procedurë likujdim i thjeshtëzuar, në muajin Prill të 2017. Nuk dihet me saktësi nëse Svanidze ka ushtruar aktivitet tregtar në fushën e Call-Centër, por dyshimet e prokurorisë janë se kompania në fjalë ka qënë “guaskë”.

Prej 19 prillit 2018 gjeorgjiani është shpallur në kërkim për mashtrim me pasoja të rënda, pasi në cilësinë e administratorit të kompanisë “Gulf” ka shitur mijëra tollona nafte, në një kohë që depozitat e naftës së kësaj kompanie kanë qënë bosh.

Tetë kallëzime në policinë e Tiranës
Mashtrimi i qindrave personave me tollonat e naftës,ka shtyrë disa prej qytetarëve por edhe biznese të ndryshme, ti drejtohen organeve të drejtësisë për të denoncuar skemën e mashtrimit dhe emrat e personave përgjegjës, që u kanë shitur naftën.

Një burim pranë policisë së kryeqytetit i tha gazetës Shqiptarja.com se tetë persona janë paraqitur në Policinë e Tiranës dhe kanë bërë kallëzim për 40 vjecarin Irakli Svanidze dhe menaxherin e kompanisë “Gulf”, Alban Aliko, si dhe disa menaxherë të tjerë, se i kanë mashtruar duke u shitur tollona karburanti, kundrejt një çmimi që varionin nga 125 deri në 130 lekë për litër.

Duke iu referuar sistemit TIMS, burime nga policia bëjnë me dije se Alban Aliko nuk rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë, por pavarësisht kontrolleve nuk është gjetur. Ndërsa gjeorgjiani Irakli Svanidze rezulton se rreth 3 javë më parë ka qenë në Shqipëri dhe më pas është larguar.

Dorëzohet bilancet në prokurori
Dy ditë më parë një material shtesë ka mbëritur në prokurorinë e Tiranës, e cila prej ditës së premte ka nisur hetimet lidhur me falimentin e menjëhershëm të kompanisë së naftës “Gulf”. Bëhet fjalë për disa deklarime dhe bilance të kësaj kompanie, ku janë referuar pasqyrat financiare të këtij biznesi.

Në materialin e policisë së Tiranës referuar prokurorisë janë dhe disa denoncime të bizneseve dhe qytetarëve të ndryshëm, të cilët kanë rënë preh mashtrimit me tollonat e naftës. Në deklarimet që kanë dhënë menaxherët e kësaj kompanie, ata kanë pretenduar se kanë shitur naftën sipas diretivave të kryemenaxherit të kompanisë Albano Aliko. Gjithashtu menaxherët kanë pohuar se ende nuk kanë marrë pagesat mujore, duke e ndjerë veten të mashtruar.

Shqiptarja.com  26.04.2018