Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Britania, 55 orë pa përdorur qymyr për të prodhuar energji

Qymyri, i cili furnizoi ekonomitë më të mëdha botërore për mbi një shekull, është duke humbur vazhdimisht ndaj burimeve të rinovueshme.

Shembulli i fundit që dëshmon se ky karburant fosil po nxirret jashtë tregut erdhi këtë javë nga Britania e Madhe, e cila kaloi një rekord prej 55 orës pa patur nevojë që një nga centralet e saj të prodhonin energji duke djegur qymyr.

Nga ora 10:25 e ditës së Hënë, deri të Enjten në 5:10 të mëngjesit, asnjë stacion i prodhimit të energjisë nuk përdori qymyr. Gjatë kësaj kohe turbinat e erës prodhuan më tepër energji.

Britania e Madhe ka qenë një nga përqafuesit e parë të energjive të rinovueshme dhe ka më shumë turbina ere të instaluara jashtë brigjeve se çdo shtet tjetër. Ajo gjithashtu ka fusha të tëra me panele diellore, të cilat gjithmonë e më tepër po përmbushin kërkesën e tregut.

Energjia e erës dhe e diellit pritet të mbyllë përfundimisht centralet e vjetra me qymyr. Qeveria ka caktuar edhe një afat për këtë tranzicion dhe pritet që çdo central me qymyr të mbyllet deri në vitin 2025.

Rekordi i mëparshëm ishte vetëm 40 orë pa qymyr dhe u regjistruar Tetorin e kaluar.

Scan Tv,  20.04.2018