Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TANAP do ofrojë gazin e parë më 30 qershor

Gazsjellësi Trans-Anatolian (TANAP) do të fillojë të operojë në fund të qershorit, tha drejtori i përgjithshëm Saltuk Düzyol më 18 prill.

“Ne kemi planifikuar të hapim valvulën më 30 qershor për të filluar rrjedhën e gazit tregtar. Në total, 93.5 për qind e projektit është përfunduar”.

“Faza 0, e cila fillon nga kufiri Turqi-Gjeorgji dhe përfundon në provincën e Turqisë Eskisehir është pothuajse e përfunduar. Pjesa e dytë e projektit – Faza 1 – fillon nga Eskisehir dhe vazhdon në rrethin e Ipsala të Edirne kufiri Turqi-Greqi, ku TANAP do të jetë i lidhur me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), tubacionin që do të sjellë gazin Azeri në tregjet evropiane”, tha Duzyol.

“Ne kemi përfunduar 80.7 për qind të fazës 1. Kur të përfundojmë këtë fazë, ne do të presim për TAP. Aktualisht kemi përfunduar 93.5 për qind të projektit”, tha ai.

“Faza 0, e cila filloi testimin më 23 janar, është ende në vazhdim, por që nga 30 qershori do të fillojë transferimi i gazit tregtar”, tha Duzyol, raporton Hurriyet daily news.

Projekti TANAP parashikon të punësojë rreth 13,000 dhe aktualisht ka rreth 7,000 të punësuar.

Projekti gjithashtu ka zbuluar shumë surpriza të papritura gjatë fazës së ndërtimit të tij, duke zbuluar nëntë lloje insekte së bashku me një specie të re bimore, të panjohur më parë për komunitetin shkencor.

“Ne gjithashtu zbuluam 154 vende arkeologjike gjatë përzgjedhjes së rrugës dhe ndërtimit,” tha Duzyol.

Scan Tv,  19.04.2018