Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, çmimet mbështeten nga tensioni në Lindjen e Mesme

Çmimet e naftës po ndryshojnë minimalisht, por megjithatë po gjejnë një mbështetje nga shqetësimet për furnizimin e tregut, sidomos nga Lindja e Mesme.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 71.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 66.5 dollarë për fuçi.

Tregtarët shprehen se, tregu po vijon të mbështetet nga mundësitë e përhapjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, rikthimit të sanksioneve ndaj Iranit nga Shtetet e Bashkuara dhe rënies së prodhimit në Venezuelë, si rezultat i krizës politike në këtë vend.

Përgjatë këtij viti, çmimet janë mbështetur nga ulja e prodhimit nga OPEC dhe nga lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, ndërsa tani është shtuar edhe një shqetësim tjetër; tensioni në Lindjen e Mesme.

Por, në anën tjetër, prodhimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur me rreth 16%, që nga mesi i vitit 2016, në një rekord prej 10.53 milionë fuçi në ditë.

Tashmë, vetëm Rusia prodhon më tepër së SHBA, rreth 11 milionë fuçi në ditë. Instituti Amerikan i Naftës pritet të publikojë të dhënat javore mbi rezervat, ndërsa të dhënat zyrtare nga Administrata për Informimin mbi Energjinë mbi prodhimin dhe rezervat do të publikohen të mërkurën.

Scan Tv,  18.04.2018