Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie për shkak të luftës tregtare

Çmimet e naftës iu rikthyen humbjeve në sesionin e sotëm, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi se do të vendosë tarifa të reja ndaj Kinës, duke rikthyer frikën për një luftë tregtare me dy ekonomive më të mëdha në botë.

Presidenti tha se ka urdhëruar zyrtarët e tregtisë në SHBA për të konsideruar tarifa për produkte të tjera kineze, me një vlerë prej 100 miliardë dollarë, duke përshkallëzuar tensionin me Pekinin.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 68 dollarë për fuçi. ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 63.2 dollarë për fuçi. Në anën tjetër, nafta Bruto e Shanghait qëndroi pushim edhe në sesionin e sotëm, për shkak të një feste kombëtare në Kinë.

Megjithatë, pavarësisht frikës për një luftë tregtare mes SHBA dhe Kinës, analistët nuk presin një rënie të konsiderueshme të çmimeve.

Përsa i përket të dhënave të Agjencisë për Informimin mbi Energjinë, rezervat e naftës në SHBA ranë me 4.6 milionë fuçi, ndërsa analistët parashikonin një rritje me 246 mijë fuçi. Rënia e çmimeve po kufizohet nga vendosmëria e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, për të shtyrë marrëveshjen për uljen e prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, edhe në vitin 2019.

Scan Tv,  07.04.2018