Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Britanikët i thonë “jo” naftës

Kërkesa për automjetet me naftë në Britani u shemb në mars me më shumë se një të tretën, duke e bërë numrin e përgjithshëm të automjeteve të reja të regjistruara 15.7 për qind më pak në vit.

Regjistrimi i automjeteve është zvogëluar në 474,069 njësi, sipas Shoqatës Britanike të Prodhuesve dhe Shitësve të Makinave (SMMT), megjithëse kërkesa për benzinë është rritur me 0.5 për qind në të njëjtën kohë, transmeton Reuters.

Shitja e veturave me naftë ka rënë në shumë vende evropiane, për shkak të planeve nga rregullatorët dhe politikanët për t’i ndaluar ose taksuar ato.

Telegrafi,  06.04.2018