Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punonjësit ‘pushtojnë’ ambjentet e ARMO-s

Punonjësit e rafinerisë së naftës ARMO hynë sot me forcë në ambientet e uzinës, duke kërkuar nisjen e punës, sipas premtimit që ka bërë kompania e fundit që mori në administrim rafinerinë, Byllis Energji.

Punonjësit kanë marrë në zotërim ambientet e Uzinës, teksa pohojnë se nuk do të lejojnë më të hyjnë as pronarët, as njeri tjetër, derisa të zgjidhin situatën.

Burimet brenda KPTHN-së së Ballshit bëjnë të ditur se, kompania nuk po fillon punën pasi nuk po siguron naftën e nevojshme për përpunim nga Bankers Petroleum.

Mirëpo punonjësit, të lodhur nga ndryshimi i shpeshtë i administratorëve dhe kompanive që shfrytëzojnë rafinerinë, përdorën forcën sot duke “pushtuar” ambientet e uzinës në formën e një proteste për të drejtat e tyre.

Ata po kërkojnë të nisë puna në bazë të rregullave e bazuar në ligj, të shlyhen gjithë pagesat e prapambetura, si dhe futja në funksion e statusit të naftëtarit.

Protesta po udhëhiqet nga kryetari i sindikatës, Lamber Iljazi, dhe Kryetari i Federatës së Sindikatave të Industrisë Taf Koleci.

Naftëtarët kërkojnë të lejohen të futen në uzinë e të nisin punën, pasi janë lejuar vetëm 150 punonjës nga qindra të tjerë që kanë punuar më parë në rafineri. Kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve, Kamber Iljazi, u bën thirrje naftëtarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe ta kërkojnë të drejtën e tyre deri në Tiranë.

“Këta janë pronarë anonimë nga Maqedonia. Këtu po bëhet lojë e pisët. Do t’i kërkojmë Ramës që punëtorët të nisin punë të gjithë, jo vetëm një pjesë.” tha kreysindikalisti Iljazi.

Sindikata i ka kërkuar administratorit të ri të ARMO-s që të nënshkruajë kontratë kolektive me punonjësit.

“Ose të gjithë në punë sipas ligjit, ose të mbyllet uzina”, – ka thënë Iljazi.

 

Ndërlikohet situata me kontraktorët e ARMO-s

Situata në rafinerinë e përpunimit të naftës ARMO, po ndërlikohet më shumë. Pas ikjes së IRTC-së, një offshore që e shfrytëzoi ARMO-n nga nëntori i vitit 2016 deri në nëntor 2017, dhe u largua duke lënë të paktën 35 milionë eurO taksa të papaguara, në skenë kanë dalë disa operatorë të rinj.

Në fillim të shkurtit ishte Allum Enterprises, që hyri në tentativa për të blerë rafinerinë e naftës ARMO. Allum EnteRprises sipas ekstraktit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar në gusht në vitit 2017 dhe pronari i saj është ALLUM ENTERPRISES LIMITED, një kompani e regjistruar në Angli në qershor të vitit 2017.

Ndërsa aktualisht, burime nga sindikatat e punonjësve pohojnë se përfaqësues të një tjetër kompanie, Byllis Energji, prej dy javësh po negociojnë me punonjësit, fillimisht për të mundësuar remontin e kompanisë dhe më pas për të filluar punën, teksa kanë pohuar se nuk do të njohin detyrimet e mëparshme për pagat e papaguara të punonjësve.

Sipas ekstraktit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Byllis Energji është krijuar në prill të vitit 2017. Aksioner i saj është PGFS Pilotage & Gestion SA, një kompani guaskë, e regjistruar në Zvicër, të përfaqësuar nga JoWl Jacques Jean Chevallaz, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Administrimit në Byllis Energji. Punonjësit pohojnë se përfaqësues të kompanisë që kontaktojnë me ta janë pothuajse të njëjtët njerëz si më parë, vetëm që tashmë veprojnë në emër të kompanisë së re, Byllis Energji.

Punonjësit, që nuk marrin rrogat që nga dhjetori dhe kanë 14 paga të vitit 2015-2016 pa u paguar, mbeten të përçarë dhe të pasigurt me atë që do të ndodhë në të ardhmen me ta, ndërsa kanë pohuar për “Monitor” se janë braktisur nga shteti. http://www.monitor.al/naftetaret-japin-alarmin-armo-ne-prag-katastrofe-rrezikon-shperthime-te-nderhyje-shteti-urgjentisht/

Punonjësit kanë paralajmëruar se edhe ditën e hënë do të organizojnë protesta në hyrje të rafinerisë, teksa kompania po tenton që të bëjë kontrata individuale, duke nxjerrë jashtë loje sindikatat dhe grupimet e punonjësve.

Skema e shfrytëzimit të ARMO-s

Ekspertë të tregut pohojnë se me ARMO-n është abuzuar sistematikisht. Kompanitë që e marrin atë në përdorim nëpërmjet qirasë apo marrëveshjeve me bankat e shfrytëzojnë dhe ndërkohë nuk shlyejnë detyrimet ndaj shtetit. Në fund të gjithë largohen, duke lënë pas një mal me detyrime. Skema mbetet e njëjtë: Rafineria merret me qira nga një kompani misterioze, shfrytëzohet, nuk paguhen taksat, më pas braktiset duke i lënë radhën një tjetri, që bën të njëjtën gjë. http://www.monitor.al/ujku-naftes-skema-e-radhes-se-grabitjes-se-armo/

15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend. Në rastin e IRTC, ndonëse përfaqësues të lartë të qeverisë e promovuan rivënien në punë të ARMO-s në nëntor 2016, në momentin që IRTC u largua dhe la pa paga punonjësit, ata thanë se kjo është një marrëdhënie private mes kompanisë dhe punonjësve. http://www.monitor.al/pasi-e-bekoi-marrjen-e-armo-nga-irtc-ahmetaj-lan-duart-dhe-ia-le-pergjegjesine-kompanise/

Revista Monitor,  04.04.2018