Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Eksklusive: Qeveria rrit ndjeshëm kuotat e parqeve diellore

VENDIM

Nr. 179, datë 28.3.2018

PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR BURIMET E RINOVUESHME TË ENERGJISË, 2018-2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr. 7/2017, “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, 2018–2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr. 27, datë 20.1.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Burimet e Energjisë së Rinovueshme, 2015–2020”, shfuqizohet.

3. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

Kapaciteti i pranuar është rritur nga 50 MW në 120 MW. Vendimin e plotë mund t’a lexoni këtu

energjia.al  04.04.2018