Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Petro, një mashtrim i Venezuelës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndaluar transaksionet financiare në Amerikë që përfshijnë kriptovalutën e re të Venezuelës.

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se monedha e quajtur petro, është një mashtrim nga qeveria e Nicolas Maduro.

“Petro është një përpjekje e dëshpëruar nga një regjim i korruptuar për të mashtruar investitorët ndërkombëtarë”, deklaron administrata e Trump, duke kërcënuar se çdo transaksion me valutën do të thyejë sanksionet amerikane.

Pak ditë më parë gazeta venezueliane, “Correo del Orinoco”, që ka mbështetjen e qeverisë së vendit shkruante se deri më tani janë blerë 3 miliardë dollar kriptovalutë nga investitorë të ndryshëm, nga më shumë se 100 vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu Shqipërinë.

Sipas zyrtarëve, investimi te petro shihet si një mbështetje në mënyrë direkte e diktaturës dhe përpjekjeve për të cënuar rendin demokratik në Venezuelë.

Urdhri i Trump ndalon të gjithë transaksionet që lidhen me çdo monedhë dixhitale të emetuar nga qeveria e Venezuelës që prej 9 Janarit, nga një person në Shtetet e Bashkuara.

Maduro synon që kriptovalutat do të ndihmojnë Venezuelën që të tejkalojë sanksionet financiare të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që përballet me hiperinflacionin dhe kolapsin e ekonomisë.

Venezuela i ka refuzuar sanksionet, duke thënë se thyejnë ligjet ndërkombëtare.

Urdhëri vjen ndërkohë që administrata e Trump po sheh mundësitë e vendosjes së sanksioneve ndaj sektorit të naftës në Venezuelë.

Maduro tha më datë 20 Shkurt se kriptovaluta e re e mbështetur nga rezervat e naftës, ka gjeneruar 735 milionë dollarë në ditën e parë të shitjes.

Maduro lajmëroi gjithashtu muajin e kaluar se do të përgatisë një tjetër monedhë të quajtur “petro gold” që do të mbështetet nga metalet e çmuara.

Scan Tv,  21.03.2018