Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta i rikthehet fitimeve

Çmimet e naftës i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke u rritur me rreth 1%, për shkak të dobësimit të dollarit amerikan, tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rënies së prodhimit në Venezuelë.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 62.6 dollarë për fuçi, ndërsa naftë Brent e Londrës po tregtohet në rreth 66.5 dollarë për fuçi. Analistët shprehen se, në mënyrë të veçantë, tensioni mes Arabisë Saudite dhe Iranit ka mbështetur çmimet.

Ndikim po jep edhe dobësimi i lehtë i dollarit amerikan, që e bën importin e naftës të denominuar në monedhën e gjelbërt më të lirë për zotëruesit e monedhave të tjera.

Ndërkohë, agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se Venezuela, e cila po përballet me një krizë ekonomike, ka ulur ndjeshëm prodhimin poshtë 2 milionë fuçive në ditë, që është niveli më i ulët që nga viti 2005.

Por, në anën tjetër, rritja e prodhimit në SHBA me rreth 1/5 që nga mesi i vitit 2016, në 10.38 milionë fuçi në ditë, po ushtron presion mbi çmimet.

Edhe Kanadaja me Brazilin kanë raportuar një rritje të prodhimit, që së bashku me SHBA, po kërcënojnë marrëveshjen e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Për këtë arsye, shumica e analistëve mendojnë se, tregu do të rezultojë me suficit, gjatë këtij viti, nga një deficit i lehtë në vitin 2017.

Scan Tv,  21.03.2018