Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Naftëtarët e ARMOs në Fier sërish protestë

Naftëtarët e ARMO-s kanë vijuar edhe sot protestën duke kërkuar pagat e prapambetura, rivënien në punë të unizës dhe zbatimin e statusit të naftëtarit. Pjesë e protestës janë edhe punëtorët e ndërmarrjes së import-eksport Vlorë, 24 punëtorët kanë rreth 2 vjet pa u paguar. Protestuesit i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të ndërhyjë për të zgjidhur problemet e tyre. “Jemi pa paga dhe të para garantuar para ligjit. Kërkojnmë pagat e prapambetura nga firma prej një viti. Kryeministri na premtoi vënien në punë të uzinës por nuk i ka mbajtur premtimet. Kërkojmë vënien në funksion statusin e naftëtarit” u shprehën ata ndër të tjera gjatë protestës para uzinës.

Ndërsa, Kolë Nikolla që është president i Konfederatës së Sindikatave u shpreh se “Uzina eshte e jona dhe ta mbajme me cdo rruge demokratike. Ne duam pune kerkojme pune me standarde e me rregulla. Te bashkohemi per te qene Zot i djerses dhe gjakut tone. Uriza eshte e punetoreve dhe askush nuk mund te tallet me ta.  Punetoret nuk jane skllevër. Kryeministri mashtroi Mallakastrën. Uzina eshte me keq se Gerdeci nese ne nuk jemi ne krye te detyres. Paralajmerojme se neser do futemi brenda ne uzine” deklaroi ai. Protesta vijon prej disa muajsh nga naftëtarët.

Shqiptarja.com  19.03.2018