Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TANAP siguron financim, aprovohet kredia

Banka Europiane e Investimeve ka miratuar kredinë prej 932 milionë eurosh që do të shkojë për financimin e Gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP), i cili do të lidhet me TAP në kufirin me Greqinë.

TANAP është pjesa më e madhe e projektit 40 miliardë dollarësh për dërgimin e rezervave të gazit nga Azerbajxhani në Europë. Korridori Jugor i Gazit pritet të transportojë rreth 16 milionë metra kub gaz në vit në Europë, duke nisur nga viti 2020.

Rrugëtimi i gazit do të nisë nga fusha Shah Deniz 2, një nga më të mëdhatë në botë të gazit natyror, do të kalojë në Gjeorgji dhe Turqi përmes TANAP, për të kaluar përmes TAP në Greqi, Shqipëri dhe Itali, ku më pas do të lidhet me rrjetin europian të gazit.

Financimi për ndërtimin e gazsjellësit TANAP është miratuar më herët edhe nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore dhe Banka Aziatike për Infrastrukturë dhe Investime.

Scan Tv,  15.03.2018