Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta e mbyll javën në rënie

Çmimet e naftës po qendrojnë në rritje të lehtë, në sesionin e sotëm, por pritet të publikojnë humbje javore. Investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për rritjen e furnizimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga vendet e tjera, duke kërcënuar përpjekjet e OPEC dhe prodhuesve të tjetër për të balancuar tregun, duke ulur prodhimin.

Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 61.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 65 dollarëve për fuçi. Disa raporte të publikuara gjatë kësaj jave e zhvendosën fokusin e investitorëve te rritja e prodhimit, që pritet të kalojë kërkesën, gjatë këtij viti. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se, furnizimi i tregut me naftë u rrit me 700 mijë fuçi në ditë, gjatë shkurtit, krahasuar me një vit më parë, në totalin e 97.9 milionë fuçive në ditë.

Gjithashtu, agjencia tha se, prodhuesit që nuk janë pjesë e OPEC, në mënyrë të veçantë Amerikan, do të rrisin prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, nga 760 mijë fuçi në 2017. Agjencia raportoi se, edhe rezervat tregtare të naftës në vendet e industrializuara u rritën në janar, për herë të parë në shtatë muajt e fundit.

Kjo minon drejtpërdrejt përpjekjet e OPEC, Rusisë dhe vendeve të tjera që kanë nënshkruar një marrëveshje për të ulur prodhimin, me synimin për të rrëzuar rezervat globale të naftës.

Scan Tv,  16.03.2018