Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Testohet taksia e parë fluturuese tëresisht elektrike

Një firmë e financuar nga themeluesi i Google, Larry Page ka prezantuar taksinë ajrore elektrike e cila mund të udhëtojë deri në 180 km/h.

Kjo taksi elektrike mund të bëjë deri në 100 km me vetëm një ngarkim.

Këta avion-taksi do të jenë në dispozicion të klientëve si një shërbim i ngjashëm me një linjë ajrore apo “rideshare”

Qeveria në Zelandën e Re Ku dhe janë zhvilluar këta avionë duket se e ka mirëpritur projektin për shkak të kredencialeve mjedisore.

“Ne kemi qëllime ambicioze këtu në Zelandën e Re, ne duam të arrijmë në zero ndotje në vitin 2050 dhe ky është një projekt i cili i përmbush të gjitha kushtet”, tha Dr Megan Woods, ministër për kërkime, shkencë dhe inovacion

Firma tha se tani po punon “në mënyrë konstruktive” me autoritetet rregullatore të aviacionit, por nuk pranoi të jepte një datë kur mund të fillonte punën.

Scan Tv,  14.03.2018