Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjigandi gjerman E.ON blen Innogy

Oferta prej 22 miliardë euro e kompanisë gjermane E.ON për të blerë Innogy, do të krijojë një gjigant të energjisë,  ndërkohë që politikat radikale të ndjekura nga Angela Merkel kanë përmbysur sektorin në vitet e fundit.  Aksioneri kryesor i Innogy është RWE, ku së bashku me E.ON, përbëjnë firmat kryesore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Gjermani dhe janë më të mëdhatë në botë në këtë sektor që zotërohen nga investitorë privat.   7 vite më parë,  pas katastrofës “Fukushima” në Japoni,

Angela Merkel kërkoi mbylljen e centraleve bërthamorë deri në vitin 2022 dhe zëvendësimin me energji të rinovueshme,  duke sjellë sfida të mëdha në biznesin e energjisë.  E.ON dhe RWE,  që kanë qenë firmat e energjisë elektrike me përfitueshmërinë më të lartë në Europë,  kanë reduktuar aktive në bilancet e tyre që kalojnë miliardat në vlerë, janë përgjysmuar në vlerë tregu dhe kanë krijuar kompani të reja për të diversifikuar biznesin.

Një nga këto kompani është pikërisht Innogy,  për të cilën E.ON ka bërë ofertën.   Pas lajmërimit,  aksionet e kompanive patën rritje sipër 10%-shit.  Ministrja gjermane e Ekonomisë, Brigitte Zyrpies tha se marrëveshja do të fuqizojë konkurrueshmërinë në këtë sektor. Për E.ON, blerja e këtyre aktiveve do të fuqizojë prezencën përballë rivalëve europianë si Enel dhe Engie, që sipas burimeve, po konsideronin ofertat e tyre.

Scan Tv,  12.02.2018