Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BHP do të largojë aktivet në SHBA

Gjiganti i energjisë Royal Dutch Shell dhe firma e manaxhimit të portofolit në SHBA, Blackstone, po bashkëpunojnë për një ofertë prej 10 miliardë dollarë për njësinë amerikane të përpunimit të naftës argjilore të BHP Billiton.

Sipas analistëve, oferta e Shell dhe Blackstone do të jetë një nga disa propozime të besueshme që BHP do të marrë për operacionet e naftës argjilore në SHBA.  Kompanitë e kapitalit privat kanë qenë blerës aktiv të këtyre aseteve në SHBA në vitet e fundit.

Këtë javë, Devon bëri të ditur se ka shitur disa aktive të kësaj kategorie në Teksas për 553 milionë dollarë, ndaj një firme të manaxhimit të portofolit.

Presidenti i BHP Billiton për operacionet e naftës, Steve Pastor, tha se kompania do të konsiderojë këmbimin e disa prej aktiveve të naftës dhe gazit në tokë me konkurrentë që operojnë në det, në përpjekje për të dalë nga operacionet në SHBA.

BHP është kompania më e madhe e minierave në botë dhe tha pret oferta për operacionet në tremujorin e dytë.

Scan Tv,  09.03.2018