Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zjarrfikësit e ARMO-s kërkojnë pagat

Reparti i Zjarrfikësve të Uzinës së Ballshit po protestojnë për pagat e tyre. Reparti gjendet në mungesë gadishmërie. Këta punonjës nuk kanë marrë rrogat 3 muajt e vitit 2018 dhe 15 rroga te tjera 2015-2016. Në total janë 43 punonjes. Pagat varen nga kompania që administron ARMO-n.

Aktivistët janë shprehur se punëtorët janë të zhgënjyer dhe se ka ngërç nga ana juridike për funksionimin e uzinës. Veç këtyre, mosparaqitja e tyre në punë sjell rrezik nëse ka avari në reparte me lende djegëse.

Punonjësit e Uzinës shprehen se kanë shkuar tek të gjitha institucionet. Ata përsëriten se nuk po mbahet asnjë premtim nga shteti për pagat dhe statusin e naftetarit. Punonjësit duan zgjidhje pasi varësia nga drejtoria zjarrfikse ne Ministrinë e brendshme i bën të mos largohen dot nga puna edhe pse nuk marrin pagat.

Komuniteti është në gjendje të mjerueshme“, shprehen punonjësit.

Ata mbajnë me vete qese me barishte, në mënyrë simbolike.

Shqiptarja.com  07.03.2018