Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kolapsi i naftës dekurajon prodhuesit e makinave

Periudha e vështirë për makinat me naftë po përkeqëson planet e prodhuesve në arritjen e objektivave strikte të Bashkimit Europian, si dhe shmangur gjobat e mëdha.

Ekzekutivët e kompanive të mbledhur këtë javë në panairin e makinave në Gjenevë,  gjenden mes alternativash dekurajuese: rindërtimin e makinave ekzistuese me kosto më të mëdha;  kufizimin e shitjeve të disa modeleve fitimprurëse;  apo gjoba në qindra milionë euro.

“Jam i shqetësuar, por është detyra jonë që t’i japin zgjidhje.  Kam besim se makinat me naftë do të pësojnë një rimëkëmbje”,tha ekzekutivi i Volkswagen, Mathias Mueller. Megjithatë, njoftimet e fundit mbi ndalimin e këtyre makinave,  po dëmtojnë shitjet e tyre.

Analistët e industrisë parashikojnë që prodhuesit do të frenojnë shitjet e modeleve të mëdhenj duke rritur çmimin,  për të shmangur thyerjen e objektivit të Bashkimit Europian, në 95 gram për kilometër.

Nisur nga skandali i Volkswagen në vitin 2015,  humbjet në këtë sektor janë përkeqësuar duke mos patur stabilizim, si ç’prisnin ekzekutivët e firmave, përfshirë Mueller.  Shitjet e makinave me naftë ranë me 8%  në Europë gjatë vitit të kaluar, duke e çuar pjesën e tregut në 44% nga 55% që ishte niveli rekord i 2011-ës.

Vetëm gjatë muajit të kaluar, shitjet e makinave me naftë ranë me 19% në Gjermani dhe me 24% në Mbretërinë e Bashkuar. Prodhuesit francezë, që janë mbështetur kryesisht te nafta për të arritur objektivat e emetimit të gazrave ndotës,  gjenden gjithashtu në vështirësi.

Renault ka përshpejtuar prodhimin e një modeli low-cost hibrid, të njohur si “Locobox”, por që pritet të dalë në treg në vitin 2021.

Ekzekutivi i Peugeot-Citroen,  Carlos Tavares, ka insistuar se po respekton rregullat, por  i ka bërë thirrje qeverive që të pezullojnë gjobat për mospërputhje deri sa rrjetet e karikimit të makinave elektrike të jenë zhvilluar.

Sipas firmave hulumtuese (MSCI) , të gjithë prodhuesit përveç Toyota rrezikojnë thyerjen e objektivave për emetimet deri në vitin 2021.

Scan Tv,  07.03.2018