Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP pritet të sigurojë fonde të reja investimesh

Duke qenë një projekt energjetik shumë strategjik për Bashkimin Europian, TAP do të sigurojë edhe fonde të jashtme për projektin. Kështu është shprehur Liza Givert, Shefja e Komunikimeve për Azernews.

Në shkurt të këtij viti Banka Europiane e Investimeve (BEI) miratoi një kredi prej 1.5 miliardë euro për gazsjellësin Trans Adriatik. Givert, duke theksuar se kjo është në përputhje me strategjinë e financimit të këtij projekti, tha se TAP pret gjithashtu të sigurojë edhe fonde të tjera.

“Përveç kësaj, TAP pret të sigurojë fonde nga një numër institucionesh shumëpalëshe, si Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Agjencitë për Garantimin e Kreditit të Eksporteve nga një numër vendesh të OECD-së të përfshira në furnizimin e mallrave dhe shërbimeve”, tha ajo .

Po ashtu, sipas Givert, përveç kësaj, një pjesë e madhe e financimit të TAP parashikohet të përfshijë huadhënësit komercialë. Ndërkohë, vuri në dukje se TAP është i njohur si një projekt me interes të përbashkët nga Komisioni Europian dhe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

“Ekziston një arsyetim i fortë i tregut për projektin tonë. Europa ka nevojë për burime të reja të gazit natyror për të përmbushur kërkesën e saj afatgjatë, për të rimëkëmbur ekonominë dhe për të diversifikuar furnizimin me energji. Gazi, si lëndët djegëse fosile më të pastra do të vazhdojnë të luajnë një rol kyç dhe strategjik në përzierjen e energjisë edhe për dekadat e ardhshme “, tha ajo.

Ndërkohë, duke shprehur sigurinë se ky projekt do të sigurojë fonde të jashtme, shtoi më tej se TAP po zbaton aktualisht disa projekte të investimeve sociale dhe mjedisore dhe se shumë programe të tjera janë në punë e sipër.

“Këto programe janë zhvilluar në përputhje me parimet e financimit të TAP për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe në konsultim të plotë dhe bashkëpunim me komunitetet përgjatë gjurmës së gazsjellësit”, tha Givert.

Sipas saj, në total TAP do të investojë mbi 55 milionë euro në komunitetet përgjatë rrugës që do të ndjekë ky gazsjellës, duke shtuar se deri në fund të janarit të këtij viti TAP ka dhënë miratimin e brendshëm për një total prej 181 projektesh, të cilat kapin vlerën e rreth 30 milionë eurove.

Ndërkohë, Givert tha se disa prej këtyre projekteve janë përfunduar ose janë ende në zhvillim. Duke folur për gatishmërinë e TAP, ajo vuri në dukje se afati i projektit mbetet i pandryshuar.

“Për sa i përket progresit të përgjithshëm të projektit, ne jemi 2/3 të kompletuar – duke përfshirë gjithë fushën e inxhinierisë, prokurimit dhe ndërtimit”, tha Givert.

Ndërkohë, sipas Shefes së Komunikimeve të TAP vazhdon punën për të transportuar gazin e parë nga Shah Deniz II në vitin 2020. Projekti është aktualisht në fazën e saj të ndërtimit, i cili filloi në vitin 2016.

Scan Tv,  06.03.2018