Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Investitorët presin takimn mes OPEC dhe amerikanëve

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rritje të lehtë në sesionin e parë të kësaj jave, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit mes OPEC dhe prodhuesve amerikanë të naftës argjilore.

Analistët mendojnë se në fokus të diskutimeve do të jetë mënyra për të zvogëluar mbifurnizimin e tregut. Ministrat e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe lojtarët e tjerë globalë do të takohen në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në konferencën më të madhe të kësaj industrie, që fillon ditën e sotme.

Sekretari i Përgjithshëm i OPEC, Mohammad Barkindo dhe zyrtarët e tjerë do të zhvillojnë fillimisht një darkë pune me përfaqësuesit e firmave amerikane.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 64.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 61.6 dollarë për fuçi.

Deri më tani, rritja e prodhimit të naftës argjilore në SHBA ka dëmtuar marrëveshjen e OPEC për uljen e prodhimit me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Përsa i përket të dhënave, kompanitë amerikane të naftës rritën me 1 njësi numrin e puseve, gjatë javës që u mbyll më 2 mars, në totalin e 800 puseve, niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2015.

Scan Tv,  06.03.2018