Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Anijet me naftë ngelen në det të hapur. Porto Romano, konçesion i dështuar

Tre anije që furnizojnë me naftë tregun shqiptar kanë mbetur në det prej disa ditësh, për shkak të pamundësisë për t’u përpunuar në Portin e Naftës në Porto Romano.

Anija “Leander” e cila ka sjellë naftë për kompaninë “Select” gjendet atyr nga data 01.03 ora 13.00

Anija “Kemal” e cila ka sjellë naftë “Euroilin” është aty nga data 02.03. Ora 3 e mëngjesit dhe anija

“Maria Laura” që ka sjellë naftë për kompaninë “Select” është po aty nga data 2 mars.

Porti i naftës në Porto Romano praktikisht është jashtë funksioni edhe pse koncesionari ka marr përsipër prej dhjet vitesh tya kompletonte atë.

Duke mos u kryer investimi i marre përsipër ndërkohë që ka krijuar monopol për naftën, aty anijet nuk afrohen dot nga deti i keq.

Për shkak të vonesave të shkaktuara nga mos shkarkimi në kohe dhe sipas standarteve që duhet ti ploteson koncesionari, kompanitë paguajnë shuma marramendese që në fundore i shkojnë taksapaguesve.

Duke ngritur alarmin për këtë situatë importuesit e naftës kërkojnë nga Ministri Damian Gjiknuri të ushtroj kopetencat që ka ministria ndaj koncesionarit të Porto Romanos, që të plotësoj kushtet për të cilën ka marr koncesione dhe të mops u shkaktoj humbje improtuesve të naftës.

Duke mos realizuar kushtet e koncesionit dhe duke shkaktuar problem me importuesit e naftës, ky port po kthehet në një kosto për gjithë tregun e naftës në Shqipëri, thonë importuesit.

Gazeta Tema,  04.03.2018