Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Albpetrol hap garën për të dhënë me konçesion tre vendburime

Kompania Albpetrol ka hapur zyrtarisht garën për dhënien me koncesion të 3 vendburimeve të lira të naftës. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen online, ky dikaster fton të gjitha kompanitë e interesuara të dorëzojnë ofertat e tyre deri në datën 31 mars për 3 vendburimet ekzistuese “Cakran-Mollaj”, “Gorisht-Kocul” dhe Amonicë.

Hapja e garës vjen pas urdhrit të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri i cili i kërkonte kompanisë shtetërore të publikonte në faqen e saj të internetit hartën për këto vendburime si dhe formularin e aplikimit.

Po ashtu, kompania shtetërore autorizohej të ngrinte grupin negociator për Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjeve Hidrokarbure, te mundshme, për t’u lidhur.  Marrëveshjet që pritet të lidhen do të përfshijnë kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, ndërkohë që interesi i investitorëve nuk ka munguar.

Referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore aktualisht, blloqet e lira të kërkimit janë 13, nga të cilat 12 në tokë dhe blloku i Rodonit që ndodhet në det.

Ndërkaq, rreth 2 javë më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur marrëveshjen hidrokarbure me kompaninë SHELL për kërkimin në bllokun 4.

Kjo marrëveshje përbëhet nga 3 faza, ndërkohë që në ndryshim nga marrëveshjet e deritanishme ajo do të jetë me ndarje prodhimi.

Scan Tv,  05.03.2018