Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BB: Punonjës për menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë

Banka Botërore (BB) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës (MMPH) zhvillon një punëtori për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, me përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës dhe donatorëve tjerë.

Kjo punëtori synon të ndihmojë për rritjen e njohurive për gjendjen e tashme të Menaxhimit të cilësisë së ajrit, si dhe për kufizimet dhe mundësitë për përmirësime sa i përket ndotjes së ajrit në Kosovë.

Punëtoria organizohet në kuadër të iniciativës së Bankës Botërore për punë analitike në fushën e menaxhimit të cilësisë dhe ndotjes së ajrit në disa vende të Ballkanit Perëndimor, me synimin për t’a forcuar bazën e dëshmive për trajtimin e ndotjes së ajrit të mjedisit.

Mediat janë të mirëseardhura të përcjellin fjalimet hyrëse në këtë punëtori, të Menaxherit të Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, dhe Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Albena Reshitaj. Agjenda e plotë e punëtorisë është e bashkangjitur.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  03.03.2018