Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Arabia Saudite largohet nga nafta

Cirque du Soleil, Andrea Bocelli dhe Maroon 5 janë vetëm disa prej emrave të njohur që do të performojnë në Arabinë Saudite si pjesë e një projekti ambicioz prej 64 miliardë dollarësh që synon zhvillimin e industrisë argëtuese të vendit gjatë 10 viteve të ardhshme.

Në një konferencë të kohëve të fundit, shefi i Autoritetit të Përgjithshëm të Kulturës së Mbretërisë konfirmoi se më shumë se 5,000 evente janë planifikuar vetëm për këtë vit.

Investimi është pjesë e një sërë reformash sociale dhe ekonomike në Arabinë Saudite, të njohur si Vizioni 2030, të cilat u prezantuan nga Princi i Kurorës Mohammed bin Selman bin Abdulaziz Al-Saud në 2016.

Qëllimi është të diversifikojë ekonominë e Arabisë Saudite dhe të zvogëlojë mbështetjen e saj në industrinë e naftës, e cila është goditur nga rënia e çmimeve të naftës.

Ndryshimi filloi dukshëm vitin e kaluar pasi Arabia Saudite publikoi fonde prej më shumë se 26 miliard dollarë për të zgjeruar Xhaminë e Madhe në Mekë si dhe për të akomoduar më shumë pelegrinë gjatë javës në Haxh.

Gjithashtu zbuloi planet për të shpenzuar 3.5 miliardë dollarë në një hotel aty pranë me 10,000 dhoma i cili do të jetë më i madhi në botë.

“Megaqyteti” 500 miliardë dollarësh

Projekti I quajtur Neom i cili mat 26495.578 kilometra katrorë, rreth 33 herë më shumë se sipërfaqja e tokës së New York City, do të financohet nga Qeveria Saudite dhe investitorët privatë dhe pritet të lidhë vendin me Jordaninë dhe Egjiptin.

Arabia Saudite thotë se NEOM do të jetë shtëpia e një grupi të gjerë kompanish të ndryshme nga firmat biotech deri te restorantet dhe muzeumet

Faza e parë e tij pritet të mbarojë në e artit të cilat do të mundësohen krejtësisht nga energjia e rinovueshme. vitin 2025.

“Ky vend nuk është për njerëzit konvencionalë apo kompanitë konvencionale, ky do të jetë një vend për ëndërruesit e botës. Vullneti i fortë politik dhe dëshira e një kombi. Të gjithë faktorët e suksesit janë atje për të krijuar diçka të madhe në Arabinë Saudite”, tha Mohammed bin Selman.

Çfarë po ndryshon për gratë?

Këto nisma përputhen me lëvizjet për të zbutur një numër ligjesh që I kanë ndaluar gratë të marrin një rol më aktiv  në shoqëri.

Në janar psh, grave ju lejua për herë të parë të shihnin një ndeshje futbolli në stadium dhe që nga muaji qershor ato lejohet të kenë leje drejtimi.

Scan Tv,  01.03.2018