Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Analistët presin rritje në rezervat e SHBA-së

Çmimet e naftës po qendrojnë në rënie edhe gjatë sesionit të sotëm, në pritje të të dhënave javore që pritet të konfirmojnë një rritje tjetër të rezervave të naftës bruto në SHBA. Gjithsesi, humbjet po kufizohen nga angazhimi i OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet uljes së prodhimit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 67.4 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 63.7 dollarë për fuçi.

Përgjatë 12 muajve të fundit, rezervat e naftës në SHBA kanë rënë me më tepër se 100 milionë fuçi, ose me rreth ¼ duke prekur nivelin më të ulët në 3 vitet e fundit. Në anën tjetër, rritja e prodhimit në SHBA konsiderohet si ndër kërcënimet kryesore për marrëveshjen e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin me 1.8 milionë fuçi në ditë.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon se, në vitin 2019 Amerika do ti zërë vendin Rusinë si prodhuesi më i madh në botë i naftës. Aktualisht, prodhimi amerikan i naftës qendron në 10.27 milionë fuçi, një nivel më i lartë se Arabia Saudite, që është eksportuesi më i madh në botë. Një dollar i qendrueshëm është kritik për tregun e naftës, pasi kanë një marrëdhënie të kundërt me njëri-tjetrin.

Scan Tv,  28.02.2018