Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BERZH do japë 1.2 miliardë euro kredi për TAP-in

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po planifikon një kredi me vlerë 1.2 miliardë euro për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP). Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i BERZH për Reuters.

Vetëm disa ditë më parë, Banka Europiane e Investimeve (BEI) miratoi gjithashtu një kredi prej 1.5 miliardë euro për këtë projekt. TAP është pjesë e një projekti të madh me vlerë 40 miliardë dollarë dhe një gjatësi prej 3500 kilometra.

“Shuma e financimit do të jetë 500 milionë euro në kredi të drejtpërdrejtë dhe deri në 700 milionë euro në kredi sindikale, sipas miratimit të brendshëm. Kredia ritet që të miratohet nga mesi i këtij viti”, tha Bruno Balvanera, drejtor i BERZH-it për Kaukazin, Moldavinë dhe Bjellorusinë.

Vitin e kaluar, BERZH miratoi një kredi prej 500 milionë dollarësh për për ndërtimin e Gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP), me gjatësi prej 1850 kilometra. Ky gazsjellës do të lidhet me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP) në kufirin mes Greqisë dhe Turqisë dhe do të furnizojë me gaz natyror kontinentin europian.

Scan Tv,  21.02.2018