Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OPEC parashikon rritje të kërkesës së naftës

Rimëkëmbja e tregjeve në fillim të javës transmetoi një ton pozitiv edhe në tregun e naftës. Gjithsesi, analistët mendojnë se të dhënat mbi rezervat e naftës dhe mbi prodhimin do të jenë thelbësore për ecurinë e çmimeve, gjatë kësaj jave. Përsa i përket kërkesës, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, deklaroi se parashikon që kërkesa globale të rritet me 1.59 milionë fuçi në ditë, gjatë këtij viti, një përmirësim me 60 mijë fuçi krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, për të prekur një total prej 98.6 milionë fuçi në ditë.

OPEC deklaroi gjithashtu se, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prodhuesit e tjerë që nuk janë pjesë e organizatës do të rrisin prodhimin me 1.4 milionë fuçi në ditë, në rritje me 250 mijë fuçi, krahasuar me vlerësimin e muajit të kaluar. Për këtë arsye, OPEC vlerëson se, tregu i naftës do të shkojë drejt balancimit në fund të këtij viti.

Scan Tv,  14.02.2018