Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AKBN, ultimatum subjekteve minerare për të dorëzuar programet

Subjekteve që ushtrojnë aktivitet në bazë të lejes minerare që kanë përfituar nga qeveria u është lënë një periudhë 30 ditore si afat maksimal për depozitimin e dosjes së tyre pranë Agjencisë Kombëtare të Burimeve të Natyrës. Në dy njoftime të njëpasnjëshme kjo agjenci ka kërkuar dosjen për programin vjetor të punës dhe më pas edhe të dhënat historike të subjekteve.

Programi vjetor i punës

Çdo subjekt sipas legjislacionit në momentin që ka fituar lejen minerare dhe të drejtën e shfrytëzimit ka detyrimin që të plotësojë të gjitha kushtet mbi vlerën e investimeve dhe parashikimin e nxjerrjes së mineraleve. Ky plan rishikohet vit pas viti dhe depozitohet në AKBN.

Agjencia së fundmi ka kërkuar që subjektet minerare të dorëzojnë këtë plan afateve të përcaktuara me ligj (30 ditë përpara përfundimit të afatit ushtrimor vjetor të Lejes Minerare).

“Pas depozitimit të dosjes në AKBN, ne do t’ju njoftojmë për t’u paraqitur brenda afatit ligjor në Komisionin e Shqyrtimit të Dokumentacionit.

Për të gjitha subjektet që nuk paraqesin dokumentacionin e kërkuar për këtë qëllim brenda afateve (30 ditë përpara përfundimit të afatit ushtrimor vjetor të lejeve minerare), si dhe për parregullsitë që mund të konstatohen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur do të zbatohen masa detyruese deri në propozimin për revokimin e lejes minerare, parashikuar në V.K.M. Nr.440, datë 16.06.2011, pika 5, 7, 12 dhe në zbatim të pikës 9 dhe 27 të kësaj VKM-je, vendimi për miratimin e lejes minerare do të vlerësohet automatikisht i revokuar nga institucioni i QKL.” Thuhet në njoftimin e AKBN.

Historiku i aktivitetit

Një tjetër kërkesë që AKBN ka bërë ndaj subjekteve minerare është depozitimi pranë zyrës së protokollit brenda afatit 30-ditësh të materialeve grafike-teorike dhe një tabele ku të pasqyrohen nga momenti i marrjes së lejes minerare, sipas viteve në mënyrë kalendarike: rezervat në vite, të detajuara për çdo vit, prodhimi në vite, i detajuar për çdo vit, investimet në vite, të detajuara për çdo vit, gjendja e rezervave (parashikimi) si dhe shitjet brenda vendit dhe eksporti në vite.

Revista Monitor,  14.02.2018