Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

IEA: Në 2018 oferta e naftës pritet të kalojë kërkesën

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë bën të ditur se rritja e prodhimit global të naftës, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka gjasa të tejkalojë rritjen e kërkesës këtë vit.

Agjencia në Paris rriti projeksionet e kërkesës për naftë në 2018-ën në 1.4 milionë fuçi në ditë, nga 1.3 milionë fuçi që projektonte më parë.  Në vitin 2017, kërkesa për naftë u rrit në një normë prej 1.6 milionë fuçi.

Megjithatë, rritja e shpejtë në prodhim, kryesisht në SHBA,  mund të tejkalojë rritjen e kërkesës dhe sjellë akumulimin e më shumë inventarëve në të gjithë botën, që qëndrojnë tashmë afër mesatares 5-vjeçare.

“Prodhuesit në SHBA, duke ulur në mënyrë drastike kostot, ndodhen në një pozitë ku mund të përmbushin kërkesat globale për naftë”, deklaron Agjencia.

Sipas vlerësimeve, prodhimi në SHBA mund të arrijë në 11 milionë fuçi në ditë deri në fund të këtij viti dhe pritet t’i zë vendin Arabisë Saudite. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, së bashku me eksportues të tjerë si Rusia, ranë dakord për të limituar prodhimin e tyre për të dytin vit radhazi gjatë 2018-ës, në mënyrë që të bien inventarët dhe rritjen çmimet.

Inventarët e naftës në vendet më të pasura të botës, ranë me 55.6 milionë fuçi në Dhjetor, në një total prej 2.85 miliardë, që është rënia më e madhe mujore në 7 vite.

Prodhimi jashtë vendeve të OPEC ra me 175 mijë fuçi në ditë gjatë Janarit, në 58.6 milionë fuçi në ditë, megjithatë është sipër Janarit 2017, kryesisht prej Shteteve të Bashkuara. Prodhimi i OPEC në Janar qëndroi në 32.16 milionë fuçi në ditë dhe përputhshmëria me paktin arriti nivele rekord, kryesisht prej tkurrjes në Venezuelë, ku kriza ekonomike ka paralizuar pjesën më të madhe të kapacitetit prodhues.

Mbi çmimet, Agjencia bën të ditur se mund të gjejnë mbështetje pavarësisht rritjes së prodhimit në SHBA, duke marrë parasysh rritjen e fortë të ekonomisë globale.

Scan Tv,  13.02.2018