Rriten Brent dhe WTI
Çmimet e naftës u rritën me 1 për qind mëngjesin e kësaj të hëne, duke rikuperuar kështu humbjet e shënuara gjatë javës së kaluar.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, avancuan me 75 cent ose me 1.2 për qind, duke u këmbyer me 63.54 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, avancuan me 84 cent ose me 1.4 për qind, duke u këmbyer me 60.04 dollarë për fuçi.
Revista Monitor, 12.02.2018