Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, KPMM informon bizneset për lejet minerare

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), do të zhvillojë një takim me përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare.

Në këtë takim të rëndësishëm, anëtarët e KPMM-së, do t’i informojnë  në lidhje më “Të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta” më theksa të veçantë; Planifikimit për vitin vijues, raportimet tremujore dhe raportimet.

Takimi, do të mbahet në sallën e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike në Prishtinë.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  12.02.2018