Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

BEI miraton kredinë prej 1.5 mld euro për TAP-in

Banka Europiane e Investimeve ka miratuar një kredi prej 1.5 miliardë euro për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), pjesë e një projekti prej 40 miliardë dollarësh.

Bashkimi Evropian po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga gazi rus përmes këtij projekti, i cili pritet të sjellë në Evropë rreth 16 miliardë metra kub gaz në vit deri në vitin 2020.

Nënpresidenti i Bankës Andrew McDowell tha për Reuters se projekti TAP do të sigurojë një burim të larmishëm të gazit dhe do të zhvendoste prodhimin e energjisë me qymyr në Evropën qendrore dhe juglindore.

Ndërkohë, pritet që edhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim gjithashtu të vendosë për një kredi për TAP këtë vit. Në tetor, ajo miratoi një kredi prej 500 milionë dollarësh për tubacionin e gazsjellësit TAP, përmes të cilit pritet fluksi i parë i gazit në 2018.

Gazsjellësi transadriatik që kalon mes përmes Shqipërisë,  po përballet me vonesa për shkak të protestave kundër tij në Itali.

Scan Tv,  08.02.2018