Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Trajtimi i mbetjeve të naftës do bëhet në Zharrëz

Fieri është kthyer në një “magnet” për investimet që lidhen me impiantet e përpunimit të mbetjeve. Pas inceneratorit në zonën e Verrisë duket se një tjetër projekt do të zbatohet në fshatin Zharrëz, për të cilin është dhënë edhe miratimi nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Konkretisht në objekt të lejes është  “Ndërtimi i Impiantit të Pirolizës për trajtimin e mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve të saj, Zharrëz, Bashkia Patos”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ecoclean” sh.p.k.

Piroliza është një proces që sanksionohet në ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe kategorizohet në të njëtën pikë si impiantet e incenerimit. Konkretisht në ligj e gjejmë të shprehur kështu pjesën e pirolizës.

“Impiant incinerimi” është çdo pajisje dhe njësi teknike, e palëvizshme ose e lëvizshme, që përdoret për trajtimin termik të mbetjeve, që e rikuperon ose jo nxehtësinë që krijohet nga djegia. Këtu përfshihet incinerimi i mbetjeve me oksidim, si dhe procese të tjera të trajtimit termik, si piroliza, gazifikimi ose proceset e plazmës, pas të cilave substancat, që përftohen nga trajtimi, incenerohen”, – thuhet në ligj.

Projekti në Zharrëz

Referuar dokumenteve zyrtare, impianti në Zharrëz do të ketë si lëndë të para tre grupe dhe do të përpunpojë me kapacitet 50 tonë/në 24 orë.

“Si lëndë e parë do të përdoren mbetjet e naftës dhe të nënprodukteve të saj të cilat janë përftuar nga dekantimi i naftës bruto dhe trajtimi i naftës pasi del nga nëntoka kështu mund të themi se lënda e parë është: përzierje të rrëshira, asfaltene dhe hidrokarbure të rënda me material të tjera solide etj. Duke ditur që kapaciteti i impiantit është 50 tonë /24 orë kjo do të jetëdhe sasia e lëndës së parë” thuhet në dokumentin zyrtar të projektit që bën vlerësimin mjedisor.

I njëjti sqaron se parimi kryesor i impiantit është të ndajë hidrokarburet dhe ujin nga pjesëzat solide të cilat ndodhen në mbetjet e ndotura me hidrokarbure. Ngrohja e materialit do të bëhet në reaktor në njëtemperaturë deri në 450 gradë celsius dhe do të bëjë të mundur edhe shkatërrimin e tij.

Sipërfaqja e vënë në dispozicion për zhvillimin e aktivitetit në fjalë për impiantin e trajtimit të mbetjeve të naftës dhe nënprodukteve te saj, me vendndodhje në Zharrëz, është 121.5 mijë metra katror dhe tashmë kompania që ka marrë përsipër ndërtimin deklaron se ka nënshkruar edhe kontratën e qirasë me pronarët e truallit.

“Mbetjet e ngurta të gjeneruara në këtë aktivitet është Carbon Black +mbetje solider erë, gurë  etj, të cilët do të ambalazhohen në big bags nga 1 m3 secila dhe do të ruhen në një ambient të përshtatur për këtë qëllim i cili do të ndërtohet përpara vënies në punë të impiantit dhe do të ketë një kapacitet depozitimi 5 herë më shumë se prodhimi ditor.

Nga këtu do të dërgohet për asgjesim ose ne fabrikat e çimentos ose në impiante tëpërshtatshme për këtë qëllim. Këto mbetje janë të pastra dhe mund të gjejnë përdorim shumë mirë dhe në ndërtim, për të cilat kompania do të lidhë kontrata me subjekte të licencuara për largimin e tyre” thuhet në dokument.

Mbetja e ngurtë që do të gjenerohet e cituar si Carbon Black konsiderohet e rrezikshme dhe prezenca e saj e gjerë në ajër sipas studimeve shkencore është një nga shkaktarët e problemeve serioze me mushkëritë.

Çfarë janë impiantet që kanë në bazë gazifikimin dhe pirolizën

Gazifikimi dhe piroliza janë procese që synojnë kthimin e mbetjeve tëngurta në gaz apo naftë sintetike nga djegia apo oksidimi. Në SHBA dhe Bashkimin Europian rregullohen me bazën e inceneratorëve për mbetjet. Kjo formë trajtimi ka mbi tre dekada që eksperimentohet. Pavarësisht tentativave në shumicën e rasteve, projektet kanë përfunduar në mbyllje të tyre pasi kanë pasur probleme teknike dhe financiare.

Në raste të veçanta këto projekte janë rrëzuar që në fazat fillestare për shkak të kundërshtisë së gjerë politike dhe popullore. Të paktën dhjetë projekte me vlerë 2 miliardë dollarë rezultojnë të dështuar dhe flasim për vende të tilla si SHBA, Britania, Kanadaja, Gjermania apo Australia.

Kjo lidhet me faktin se gazifikimi apo pjesa e pirolizës ka një kthim më të ulët dhe më të pasigurt në lidhje me investimin. Vendet që e kanë përfshirë këtë alternativë në opsionet e tyre janë rikthyer tek ricikimi, groposja apo programe të tjera më të detajuara.

Revista Monitor,  07.02.2018