Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Zhvillimi i industrisë së minierave, i rëndësishëm

Fabrika e pasurimit të bakrit në minierën e Spaçit në Mirditë, një investim total prej 25 milionë dollarësh, është gati të nisë procesin e pasurimit të mineralit të bakrit, çka i rrit vlerën mineralit. Kryeministri Edi Rama u shpreh se ngritja e kësaj fabrike, rrit kapacitetet e industrisë minerare në vend, ku po kryhen investime të munguara prej mëse dy dekadash.

Ne kemi një zhvillim të rëndësishëm në tërësi në këtë fushë, me investime që s’janë bërë në 20 vjet. Edhe ky investim 25 milionë euro është goxha i rëndësishëm,” u shpreh Kryeministri Rama.

Kryeministri Rama nënvizoi se synimi është të krijojmë një forcë të kualifikuar pune, duke qenë se kjo është një zonë me rezerva minerare dhe me potenciale të mëdha për zhvillimin më tej të kësaj industrie. Për këtë qëllim, një shkollë profesionale për minierat është hapur në Bulqizë.

“Nuk është thjesht çështja të krijojmë vende pune, por edhe të krijojmë aftësi për punë, sepse na ndodh vazhdimisht që punë  ka, por mungojnë kapacitetet teknike për të bërë ato lloj punësh. Ne kemi hapur një shkollë profesionale për minierat këtu në Bulqizë, me sistemin që një pjesë të javës e kalojnë në shkollë, një pjesë në punë, e cila ju ndihmon dhe ju, ndihmojmë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit,” u shpreh Kryeministri.

Aktualisht janë punësuar 200 punonjës dhe kompania planifikon me hapjen e galerive të reja që numri i të punësuarve të shkojë në 300.

Scan Tv,  04.02.2018