Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta, java fillon në rënie

Nafta e filloi javën në rënie, duke prekur edhe nivelin më të ulët në 1 muaj, pasi rritja e prodhimit në SHBA dhe një treg fizik i dobët kanë shtuar presionin mbi çmimet.

Të dhënat pozitive mbi punësimin dhe rritja e shpejtë e pagave, kanë shkaktuar një shitje masive të aksioneve dhe lëndëve të para, pasi janë shtuar mundësitë që Rezerva Federale të shtrëngojë politikat monetare. Gjithashtu, edhe forcimi i dollarit amerikan ka shtuar presionin mbi lëndët e para.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 68.2 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane po tregtohet në rreth 65.3 dollarë për fuçi. Në sesionin e së premtes, indeksi S&P 500 realizoi humbjet më të mëdha ditore që nga shtatori i vitit 2016, por megjithatë është 3% në rritje për këtë vit.

Në anën tjetër, tregu fizik i naftës është përkeqësuar gjatë javëve të fundit, pasi çmimi në Detin e Veriut preku nivelin më të ulët në 8 muajt e fundit, ndërsa nafta Bruto në rajonin e Uraleve në Rusi ra në nivelin më të ulët në një vit.

Gjatë fundjavës, ndërkohë, Arabia Saudite deklaroi se e ka ulur çmimin e shitjet së naftës për klientët europianë.

Një presion konstant për tregun e naftës po e jep edhe rritja e prodhimit në SHBA, që për nëntorin e vitit 2017 u rrit në mbi 10 milionë fuçi në ditë, niveli më i lartë që nga viti 1970.

Scan Tv,  05.02.2018