Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta sot

Rritja minimale e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare gjatë sesionit të kaluar është reflektuar edhe në tregun vendas gjatë sesionit të sotëm, paçka se rënia e dollarit amerikan kundrejt lekut ka zbehur ndjeshëm impaktin në tregun tonë.

Gjatë ditës së sotme, nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 149.41 lekë për litër, nërritje me 0.26% në krahasim me sesionin e kaluar. Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme.

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës  shtetërore, që sot fiksohet në rreth 92.4 lekë për litër.

Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta hyn në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.

Scan Tv,  02.02.2018